Bomba e mëngjesit, edhe ylli tjetëri i Juventusit po transferohet në Premierligë

08:00 | 05 Gusht 2019

Pas Moise Kean edhe Joao Cancelo nga Juventus pritet të transferohet në Angli gjatë kësaj vere.

Manchester City raportohet të ketë arritur marrëveshje me Juventus, për transferimin e mbrojtësit të krahut, Joao Cancelo.

‘Sky Sport Italia’ raporton se City ka ofruar 30 milionë euro plus Danilo, për të siguruar shërbimet e portugezit, transmeton lajmi.

‘Citizens’ do t’i sigurojnë lojtarit një pagë prej 4.5 milionë eurove për vit, deri në vitin 2024.

Cancelo priet t’i kryej testet mjekësore tek City gjatë së hënës, kur edhe pritet të zyrtarizohet g gjithçka.

Komento: