E transferoi dy vite më parë, Milan po e shet yllin e madh

08:59 | 05 Gusht 2019

Hakan Calhanoglu, mund të mos jetë më pjesë e Milanit.

RB Leipzig dhe Galatasaray janë të etur për të nënshkruar Hakan Calhanoglu këtë verë, por do të duhet të paguajnë rreth 20 milion € për ta marrë atë, raporton Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.

AC Milan është i gatshëm ta lërë mesfushorin turk të largohet pas vetëm dy vitesh në San Siro pasi ata transferuan mesfushorët Ismael Bennacer dhe Rade Krunic në skuadër./ORAinfo/

Komento: