Bëhet nami, ja ku po e shet Juve Dybalan

09:59 | 05 Gusht 2019

Edhe pse Paulo Dybala kundërshtoi Manchester United, ai është ende në treg dhe Juventus mund të fillojë bisedimet me Paris Saint-Germain ose Inter.

Burime të shumta në Angli dhe Itali deklaruan se marrëveshja e këmbimit midis Romelu Lukaku dhe Dybala është hedhur poshtë, përcjell ORAinfo.

Argjentinasi e bëri të qartë se nuk ishte entuziast për transferimin në Old Trafford dhe Manchester United nga ana e tij vendosi se nuk ia vlen të përpiqesh të bindësh dikë që kishte kaq shumë dyshime.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Dybala do të mbetet në Torino.

Ai ende mund të pranonte një transferim në një klub në Ligën e Kampionëve ose një që ai e konsideron më të përshtatshëm për stilin e tij të futbollit. PSG dhe Inter, shihen si destiancione të mundshme. /ORAinfo/

Komento: