Barcelona ka nisur ditën keq.
“Alarm” te Barcelona, kapiteni i skuadrës Leo Messi ka pësuar një dëmtim mengjesin e sotme në stërvitje.
I kthyer nga pushimet, argjentinasi u bashkua me skuadër, por në seancën e sotme ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë. Nga analizat e kryera rezulton një tendosje të shkallës së parë.
Në këtë mënyrë, Messi nuk do të marrë pjesë në turneu e Amerikës, por do të qendrojë në Barcelonë për fazën e rikuperimit. Nuk dihet ende sesa do të jetë koha e rikuperimit të lojtarit pasi faqa zyrtare e klubit njofton se kthimi i tij në fushë varet nga koha që kërkon ky dëmtim.