Përkundër këmbënguljes së Giampaolo, Milan po shet yllin e madh

14:13 | 05 Gusht 2019

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo e ka cilësuar Suson, si futbollist të klasit botërorpas humbjes së ekipit të tij kundër Manchester United në miqësoren para sezonit.

Por, përkundër këtyre fjalëve, sipas Tuttosport, kuqezinjtë janë ende të hapur në shitjen e 25-vjeçarit në dritaren e transferimit në vazhdim, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, besohet se klubi me qendër në Milano nuk është i gatshëm ta lëshojë Spanjollin në më pak se 30 milion € dhe ka marrë interes nga ekipet e Ligue 1 Lyon dhe Marseille./ORAinfo/

Komento: