Trajneri i Milanit ia tregon derën yllit të madh

15:48 | 05 Gusht 2019

Zhvillime të reja vijnë nga kampi kuq e zi në Itali.

Turku Hakan Calhanoglu është një ndër lojtarët që pritet të largohet këtë verë.

Skuadra e Milanit ka emra të tjerë për mesfushën e tij dhe Calhanoglu nuk bind më. Me afrimin e kampionit të Afrikës Bennacer dhe me një qëndrim të mundshëm të Suso, Giampaolo ndryshon skemën dhe “fytyrën” e Milanit duke luajtur 4-3-1-2.

Për turkun bëhet me dije se ka oferta nga Gjermani po nuk bëhen të ditura emrat e skuadrave. Me shumë mundësi aventuara në Seria A, e Hakan Calhanoglu do të përfundoj që këtë verë.

Komento: