Real Madrid, merr lajmin e madh

16:07 | 05 Gusht 2019

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic është rikthyer në stërvitjen para-sezonit pas një lëndimi që e pësoi.

Ylli serbe u tërhoq në pjesën e parë të humbjes së Los Blancos 7-3 ndaj Atletico Madrid në Shtetet e Bashkuara dhe nuk është paraqitur pasi i ishte nënshtruar rehabilitimit me stafin mjekësor të klubit, përcjell ORAinfo.

Kishte shqetësime fillestare se ai do të humbasë fillimin e sezonit të La Ligës, me Real Madridin të vendosur të përballet me Celta Vigo më 17 gusht, megjithatë ai tani ka kaluar fazën e krizës.

Gareth Bale, i cili humbi ndeshjen e fundit të para-sezonit, kundër Tottenham, gjithashtu u kthye në stërvitje pas një dëmtimi të vogël – pavarësisht raporteve që vazhdojnë të lidhin Uellsianin me një largim nga klubi./ORAinfo/

Komento: