Arsenali nuk e ka ndërmend të heq dorë, insiston ta transferojë yllin e madh

19:09 | 05 Gusht 2019

Arsenali e dëshiron yllin e madh.

Skuadra e Arsenal është në nevojë të madhe për transferimin e një lojtari defensiv.

‘Gunners’ kanë në listën e tyre të dëshirave emra si Kieran Tierney e Daniele Rugani, por ofertat e tyre për këta lojtarë janë refuzuar.

Arsenal ktheu vëmendjen kah ylli i Leipzig, Dayot Upamecano, për të cilin ofroi 60 milionë euro, sipas ‘Bild’, por oferta e tyre mësohet të jetë refuzuar, transmeton lajmi.net.

Londinezët kanë pikën më të dobët atë të mbrojtjes, andaj Emery nuk preferon ta mbyll merkaton pa një mbrojtës.

20 vjeçari Upamecano ka luajtur 36 ndeshje në Bundesliga, që kur u transferua tek Leipzig nga Salzburg, në vitin 2017.

Komento: