Super-lojtari po largohet nga Juventusi, kjo është skuadra e tij e re

20:58 | 05 Gusht 2019

Edhe një tjetër largim po bëhet nga skuadra e Juventusit.

Skuadra e Manchester City është shumë afër që të transferojë yllin e Juventus, Joao Cancelo.

Emri i Cancelo është lidhur ngushtë me një kalim tek kampionët e Premierligës, dhe këto zëra duket se do të konkretizohen në orët e ardhshme.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Cancelo është larguar sot nga qendra stërvitore e Juves.

Lojtari do të kalojë tek Manchester City për shumën e 30 milionë eurove, plus Danilo.

Portugezi pritet të fitojë rreth 4.5 milionë euro në vit tek ‘Citizens’, në kontratën që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024.

Komento: