Duket se Rooney po rikthehet.
Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, është duke konsideruar rikthimin në futbollin anglez.
Rooney aktualisht aktivizohet në MLS, me skuadrën e DC United, por duket se lojtari i mungon shumë futbolli anglez.
Sipas ‘Goal, ‘Ëazza’ po mendon rikthimin si lojtar-trajner tek skuadra e Derby County, e cila edicionin e kaluar u udhëhoq nga Frank Lampard.
Që nga debutimi i tij tek DC, Rooney ka shënuar 23 gola dhe ka shtuar 14 asistime në 43 ndeshje, në dy sezone.
Mbetet të shihet nëse ky plan i Rooney do të konkretizohet.