Ish-lojtari i Chelseas është bërë me skuadër të re.
Crystal Palace ka konfirmuar që nënshkrimi i Gary Cahill pas largimit të tij nga Chelsea në fillim të verës.
33 vjeçari është larguar nga Blutë pas shtatë sezoneve me klubin, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy tituj të Premier Ligës, dy Europa Liga, dy FA Cup dhe një Kupë të Ligës me këtë klub.
Ai i është bashkuar në parametra zero skuadrës tjetër londineze.
Në këtë vendim të tij ka ndikuar Roy Hodgson, me të cilin ai kishte punuar gjatë kohës sa ishte trajner i Anglisë.