Duket se PSG-ja e do yllin e Juventusit.
Paulo Dybala dështoi për t’u transferuar në Manchester United, më shumë për shkak te të drejtave të imazhit, por tani pas shërbimit të tij është vënë skuadra e PSG.
Sipas Canal +, PSG janë duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë euro për Paulo Dybala, e cila duket se është shumë e ulët nga ajo që e kërkon Juventusi.
Sulmuesi argjentinas dështoi për t’u transferuar në United në një marrëveshje shkëmbimi me Romelu Lukaku.
Në fund u tha se United nuk dëshiron të merr lojtarë që nuk dëshirojnë të luajnë për ta por duket se problemi kryesor për ta ishin të drejtat e imazhit.
Megjithatë, tani PSG do të tentojë që ta transferojë atë.