Mesfushori Franck Kessie i është bashkuar Milanit mes pasigurisë në lidhje me të ardhmen e tij në klub.
Ylli i Bregut të Fildishtë bëri një pushim të gjatë pasi ishte i ngarkuar me kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës.
Pas kthimit në Milano, ai është takuar me menaxherin e ri Marco Giampaolo, përcjell ORAinfo.
Besohet se Milani është gati të shes lojtarin dhe pritet të fitojë 35 milionë për 22-vjeçarin, në mënyrë që Milan pastaj ta blej numrin 10 të Sampdoria Dennis Praet i cili ka një klauzolë lirimi prej 26 milionë.
Milani duhet të ngutet nëse dëshiron shitjen e Kessie dhe blerjen e Praert, pasi afati i transferimeve po shkon drejt përfundimit. /ORAinfo/