Mauro Icardi, mund të transferohet te Juventus , pasi Cristiano Ronaldo raportohet të ketë aprovuar ardhjen e sulmuesit të Interit.
Juve janë rikthyer në treg për Nr 9 të ri pasi marrëveshja e tyre e propozuar për shkëmbim me Manchester United që përfshin Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala nuk u realizua, përcjell ORAinfo.
Gazzetta dello Sport pretendon se Bianconeri kanë rifilluar punën për transferimin e Icardi, me Ronaldo që ka dhënë ‘miratimin’ e 26-vjeçarit si partner në sulm.
Gazeta shpjegon se ai e sheh Argjentinasin si lojtarin ideal për të./ORAinfo/