Plasë “bomba”, Coutinho arrin marrëveshje me këtë skuadër

19:42 | 06 Gusht 2019

Coutinho niset drejt Arsenalit.

Në një merkato tunduese, ku kanë ardhur emra si Dani Ceballos, Gabriel Martinelli, William Saliba dhe Nicolas Pepe, duket se “Topçinjtë” nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Të martën pasdite, “L’Equipe” dha lajmin sensacional se Arsenali ka arritur marrëveshje me Barcelonën për kalimin e Philippe Coutinhos në “Emirates” në formë huazimi.

Derisa detajet janë të pakta për momentin, gazetari Bilel Ghazi në mënyrë konfidenciale shkroi se braziliani “do të rikthehet në Premier League këtë verë.” Jo befasisht, lajmi filloi të shpërndahet me shpejtësi nëpër gazetat evropiane.

Komento: