Po ndodh shkëmbimi i dy ‘bishave’ të sulmit

08:21 | 07 Gusht 2019

Roma dhe Monaco mund ta shokojnë botën e futbollit me shkëmbimin që po pritet të ndodh.

Monaco mund edhe të paguajë 20 milionë euro sa kërkon Roma për Edin Dzeko, sipas raporteve në Francë, por ata janë duke menduar për një shkëmbim të boshnjakut me Radamel Falcao.

33 vjeçari është në sezonin e fundit të kontratës së tij dhe e ka bërë të qartë që ai do të dëshironte një transfer drejt Interit të Antonio Contes.

Megjithatë, Nerazzurri refuzojnë të paguajnë 20 milionë euro dhe Roma nuk do të negocionte një ofertë më të vogël.

Por, Nice-Matin në Francë shkruan se Monaco janë gati për të paguar çmimin që kërkohet për Dzekon por preferojnë edhe një shkëmbim.

Me herët ishte raportuar nga Corriere dello Sport se Roma po e kërkonte sulmuesin e Monacos, Falcao.

Falcao luan në të njëjtën pozitë si Dzeko, kolumbiani po ashtu ka 33 vjet derisa kontrata e tij skadon deri në qershorin e 2020-ës.

Komento: