Zbulohen të gjitha videot e grabitjes në Istog ku humbi jetën një polic

08:40 | 28 December 2018

Janë publikuar të gjitha videot e grabitjes në Istog të kapura nga qytetarët.

Dje një plaçkitje e armatosur ka ndodhur në Istog, ku si pasojë, pas shkëmbimit të zjarreve, kanë humbur jetën plaçkitësi dhe polici i Kosovës, Izet Demaj.

Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte shumë qytetarë dhe ata nga kënde të ndryshme e kanë kapur ngjarjen.

Një dëshmitari ka thënë se plaçkitësi ka pasur bombë me vete dhe kallashnikov. Ka thënë se ka kërkuar gjatë gjithë kohës para.

“Ka pas bombë me veti dhe ka dashtë me e hedhë aty brenda. Një kallash ja kam pa në dorë dhe një bombë. Persona të thjeshtë në bankë kanë qenë 3 apo 4 klientë, po ashtu kanë qenë 4 vajza dhe 2-3 djem aty”, ka deklaruar.

Po ashtu dëshmitari thotë se një shok i tij që ishte prezent ka pësuar trauma duke thënë se ka kërkuar disa herë sot ndihmë nga mjekët.

https://www.youtube.com/watch?v=PzVpW1-HlQo

Komento: