U KRY! Lozano arrin marrëveshje me gjigantin italian

11:25 | 07 Gusht 2019

Lajmet në Meksikë raportojnë se Hirving Lozano është pajtuar të i bashkohet Napolit dhe duhet të përfundojë transferimin e tij prej 40 milion € nga PSV Eindhoven brenda ditëve.

Sipas Marca Claro, negociatat kanë rezultuar të suksesshme dhe të gjitha detajet përfundimtare – përfshirë çështjen e ndërlikuar të të drejtave të imazhit – janë nën kontroll,përcjell ORAinfo.

Lojtari ka rënë dakord me kushte të plota personale me Napolin, ndërsa PSV Eindhoven kishte vendosur tashmë çmimin në 40 milion €.

Mediat Meksikane këmbëngulin se ‘Chucky’ Lozano do të njoftojë transferimin e tij në Stadio San Paolo brenda ditëve./ORAinfo/

Komento: