Pasi kanë pasur një ofertë prej 37 milion eurosh të refuzuar nga Gremio, Napoli kanë bërë një përpjekje të re për të nënshkruar Everton Soares nga skuadra braziliane.
Sulmuesi 23-vjeçar që kërkohet gjithashtu edhe nga Milan, dëshiron të transferohet në Serie A dhe Gianluca di Marzio raporton se Napoli bëri një ofertë të përmirësuar të martën,përcjell ORAinfo.
Sidoqoftë, Gremio i ka vënë një çmim të madh, kështu që bisedimet mund të vazhdojnë për ca kohë./ORAinfo/