Leonardo “dridh” Milanin, po ia merr yllin e madh

16:33 | 07 Gusht 2019

PSG, po mendon ta transferojë Donnarumma e Milanit.

PSG po kërkon të shesë sulmuesin brazilian Neymar në javët e fundit të kësaj dritare transferimi,pasi që Barcelona dhe Real Madrid që kanë qenë të interesuar për brazilianin, përcjell ORAinfo.

Nëse PSG arrin ta shesë Neymar, ata do ta kthejnë vëmendjen e tyre te Donnarumma, pasi e kanë shitur portierin gjerman Kevin Trapp në Eintracht Frankfurt; klubi ku ai kaloi sezonin e kaluar si huazim.

Për më tepër, me largimin e Gianluigi Buffon nga klubi për t’u rikthyer te Juventus, PSG duhet të nënshkruajë një portier të ri dhe falë kthimit të ish drejtorit të Milanit Leonardo në Paris, Donnarumma është në krye të listës së tyre të blerjeve./ORAinfo/

Komento: