Pacolli paralajmëron kthimin e shpejtë të Tomor Morinës në shtëpi

19:11 | 07 Gusht 2019

Pacolli ka thënë se Tomor Morina së shpejti do të kthehet në shtëpi.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se së shpejti ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, do të kthehet në shtëpi.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Pacolli thotë se është i lumtur që gjyqësori në Maqedoninë e Veriut ka vendosur kundër ekstradimit të tij në Serbi.

“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim. Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka thënë Pacolli.

Komento: