Pas mbledhjes së LDK-së, flet Vjosa Osmani

19:17 | 07 Gusht 2019

Vjosa Osmani është deklaruar pas mbledhjes së LDK-së.

Anëtarja e Këshillit Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një deklaratë të shkurtër pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, pasditen e së mërkurës.

Osmani ka thënë se në këtë mbledhje kanë diskutuar se si mund t’i fitojnë zgjedhjet.

Ajo u shpreh e bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet.

“Kemi diskutuar si t’i fitojmë zgjedhjet, dhe do t’i fitojmë zgjedhjet. Kemi diskutuar për programin tonë, edhe veprimet që do t’i ndërmarrim, për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë shkurt Osmani.

Komento: