Përfundon gjithҫka! Kjo është skuadra e re e Lukakus

19:42 | 07 Gusht 2019

Tashmë Lukaku është bërë me skuadër të re.

Inter dhe Manchester United më në fund kanë arritur marrëveshje për sulmuesin Romelu Lukaku.

‘Zikaltërit’ kanë marrë përgjigje pozitive nga Anglia dhe kësisoj kanë siguruar shërbimet e belgut.

70 milionë euro plus bonuse do të jetë çmimi i këtij operacioni, i cili kishte ditë që po përfolej.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje gojore, me ‘Nerazzurrët’ që tani po presin vetëm të nënshkruajnë dokumentet.

Zyrtarizimi i Lukakut si lojtar i Inter pritet të bëhet në orën e ardhshme [sonte ose nesër].

Nëse shkon gjithçka në rrugën e duhur, lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Milano gjatë ditës së nesërme.

Komento: