Zbulohet se kush është ‘ҫelësi’ i transferimit të Dybalas në Premierligë

21:12 | 07 Gusht 2019

Po vazhdon të përflitet për transferimin e Dybalas në Premierligë.

Partnerja e yllit të Juventusit, Paulo Dybala raportohet se është duke e nxitur lojtarin për t’u transferuar në Premierligë gjatë verës.

Manchester United ishin në bisedime për të nënshkruar me Dybala ku kishin ofruar Romelu Lukaku në një marrëveshje shkëmbimi dhe dy skuadrat kishin arritur marrëveshje. Mirëpo, kushtet personale dhe të drejtat e imazhit bën që marrëveshja të dështoi.

Në 24 orët e fundit, Tottenham ka arritur marrëveshje me Juventusin që të paguajë 70 milionë euro për Dybala, por sulmuesi ende nuk ka arritur marrëveshje personale me Spurs.

Mirëpo, sipas Daily Mail, e dashura e Dybala Oriana Sabatini dëshiron që i dashuri i saj të transferohet në Angli, kurse Dybala nuk është i bindur për të luajtur në Premier ligë.

Raporti thotë që Sabatini preferon që ai të luajë në Londër.

Komento: