Zyrtare: Arrihet marrëveshja e madhe mes Manchester Cityt dhe Juventusit

22:11 | 07 Gusht 2019

Është arritur marrëveshja mes Manchester Cityt dhe Juventusit.

Manchester City ka finalizuar nënshkrimin e mbrojtësit Joao Cancelo nga Juventus me kampionët e Serisë A që përfitojnë para dhe Danilon si pjesë e marrëveshjes.

Kampionët e Premierligës do të dërgojnë 28 milionë euro dhe mbrojtësin brazilian në Juve për Cancelon, i cili transferohet në City pas vetëm një viti në Torino.

Cancelo transferohet te ‘Qytetarët’ me një marrëveshje që do ta mbajë atë në stadiumin Etihad deri në verën e vitit 2025.

Ndërsa Danilo ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me Juventusin deri në vitin 2024.

Kjo ishte një lëvizje e papritur paraprakisht, veçanërisht nga ekipi italian.

Komento: