David Luiz sot zyrtarizohet të rivali i Cheleas!

08:34 | 08 Gusht 2019

David Luiz sot pritet të zyrtarizohet të Arsenal.

Sky Sports ka raportuar në orët e vona të natës që Arsenali ka arritur marrëveshje për transferimin e Kieran Tierney nga Celtic, i cili tashmë ka arritur në Londër për testet mjekësore.

E njëjta media shkruan se David Luiz nga Chelsea do të kalojë nësër në mëngjes në Arsenal.

Arsenali ka arritur marrëveshje për mbrojtësin e majtë të Celticut, Kieran Tierney.

Ai sot ka arritur në Londër kurse nesër pritet që të konfirmohet si lojtar i Arsenalit para se të përfundojë afati kalimtar nesër në ora 17:00.

Lojtari i ka kushtuar Arsenalit 25 milionë funte.

Pos, Tierney Arsenali nesër pritet që të transferojë edhe mbrojtësin e Chelsea David Luiz. Sipas Sky Sports Luiz ka kërkuar vet largimin nga Chelsea për të kaluar në Arsenal.

Edhe ky transferi i skuadrës së Unai Emery pritet të konkludohet nesër.

Komento: