Dy lojtarët qe po e pengojnë ardhjen e Correras në Milan

08:48 | 08 Gusht 2019

Angel Correa gjatë verës pritet të largohet nga Atletico Madrid.

Vullneti i ylli argjentinas mbetet i qartë pasi ai dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe të transferohet në Milan këtë verë, përcjell ORAinfo.

Edhe pse ditë me parë mediat në Itali dhe Spanje raportuan se gjithçka ishte kryer, dhe lojtari pritej të nisej drejt ‘San Siros’, tani duket se negociatat po dëshmojnë të jenë goxha të ndërlikuara.

Manuele Baiocchini i Sky Sport raporton se bisedimet për marrëveshjen marrëveshjen Milan-Correa kanë ngecur.

Eshja e Leao dhe qëndimi i Susos janë dy indikatorët qe tregojnë se ardhja e Correas në ‘San Siro’ mund të mos ndodh.

Kjo pasi lojtarët në fjalë mund të mbulojnë mirë hapësirën ku do të mund të luante Correra të Milan.

Sidoqoftë mbetët të shihet nëse Milan do të vazhdojë të insistojë në transferimin e Correras nga Atletico Madrid. /ORAinfo/

Komento: