Modriç në Milan, tani deklarohet edhe Boban

10:12 | 08 Gusht 2019

Raportimet e fundit thonë se Milan ka nisur përpjekjet për të tranfruar në ‘San Siro’ Luca Modricin.

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar zyrtari i Milanit, Zvonomir Boban.

Ai ka sqaruar situatën e Luca Modric, pasi u përmend se mund të bashkohet me rosonerët këtë verë.

Ai ka thënë për ‘Gazetta dello Sport’ se e admiron bashkombasin e tij por që ai do të mbetet në Madrid.

“Maldini e kishte deklaruar tashmë njëzet ditë më parë, por meqenëse ne vazhdojmë të flasim për të dhe të shkruajmë rreth tij pa asnjë bazë, unë do të doja të përsëris se lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar nuk do të jetë lojtari ynë. Me sa shoh unë ai do të jetë akoma në Madrid: Sigurisht që do të ishte mirë të kesh, por kjo është e vërteta e vetme. Luka është një person dhe një lojtar i nivelit absolut. Ne e falënderojmë për dëshirat e tij të mira për sezonin e ardhshëm dhe jemi të kënaqur që ai ka qenë simpatizant ndaj klubit tonë që kur ishte fëmijë, por ka të drejtë t’i sqarojë gjërat, edhe për shkak të respektit për tifozët tanë”, ka thënë Boban.

Nëse Reali arrin të transferoj një mesfushorë, Pogban ose Eriksen atëherë Modric mund ta humb vendin e titullarit.

Komento: