Romelu Lukaku është transferuar në Inter.
Sulmuesi belg me të arritur në Milano, ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën me numrin 9 në klubin e tij të ri.
Corriere dello Sport raporton se sulmuesi belg u transferuar në Inter, pasi klubi i tij aktual Manchester United pranoi ofertën më afër 80 milionë për 26-vjeçarin, përcjell ORAinfo.
Aktualisht, fanella me numrin 9 në Inter është duke u përdorur nga sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, por ky numër shumë shpejt pritet të kalojë në pronësi të sulmuesit belg. /ORAinfo/