Pas sulmit në zemër, Casillas merr këtë vendim të papritur

14:59 | 08 Gusht 2019

Casillas ka vendosur të rikthehet prapë në fushën e blertë.

Porto ka regjistruar zyrtarisht për sezonin tjetër Iker Casillasin.

Portier spanjoll është paraqitur nga skuadra e Portos në faqen zyrtare të Superligës së Portugalisë.

Më 1 maj, Casillas kishte pësuar një sulm në zemër në stërvitje te Porto, përcjell lajmi.net.

Që nga ajo kohë, Casillas ka qenë duke u rikuperuar, teksa ka pasur shumë lajme se portieri do të pensionohej nga futbolli.

Por, 38 vjeçari ka vendosur të mos heq dorë nga futbolli, për t’u paraqitur për një sezon të ri te Porto./Lajmi.net/

Komento: