Arsenal së shpejti do të bëjë zyrtarizimin e emrit më të ri në skuadër.
Skuadra ka qenë shumë aktive në ditën e fundit të afatit kalimtar në Premierligë.
‘Gunners’ janë pranë zyrtarizimit të transferimit të Kieran Tierney nga Celtic.
Lojtari që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka përfunduar testet mjekësore te Arsenal.
Mediet në Angli raportojnë se zyrtarizimi i Tierney, do të ndodh shumë shpejtë.
Arsenal janë pranë finalizimit të marrëveshjes edhe me David Luiz, i cili në ‘Emirates Stadium’ vjen nga Chelsea.