Dështoi transferimi në Man Utd, ylli i madh mbetet në Juventus

15:42 | 08 Gusht 2019

Duket se Mandzukiç d të mbetet në Juventus pasi transferimi në Manchester United pobëhet vështirë i realizueshëm.

‘Djajtë e Kuq’ janë vënë në kërkim të një lojtari që do të udhëhiqte sulmin, pas largimit Romelu Lukakut në drejtim të Interit.

Sipas ‘Gianluca Di Marzio’, transferimi i Mandzukic te Manchester United duket shumë i vështirë, dhe një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar në Premierligë, është e paarritshme, përcjell lajmi.

Afati në Premierligë përfundon në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale, dhe skuadra e Solskajer ka në dispozicion edhe pak kohë për të mbyllur këtë marrëveshje, gjë e cila duket e vështirë.

Komento: