Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e emrit më të ri në skuadër.
‘Gunners’ në faqen zyrtare të klubit, kanë njoftuar ardhjen e mbrojtësit të majtë, Kieran Tierney.
22 vjeçari te Arsenal transferohet nga skocezët e Celtic, përcjell lajmi.
Tierney te Celtic është paraqitur nga viti 2015, dhe në 102 paraqitje ka shënuar pesë gola.
Lojtari i ri i Arsenalit, gjithashtu ka edhe 12 paraqitje për ekipin kombëtar të Skocisë.