Lukaku zyrtarisht lojar i Interit, shfaqet për herë të parë me fanellën e kësaj skuadre

18:19 | 08 Gusht 2019

Tashmë edhe zyrtarisht Lukaku është lojar i skuadrës së Interit.

Skuadra italiane përmes një video në faqen zyrtare të klubit, kanë konfirmuar transferimin e yllit belg.

Lukaku te Inter transferohet nga skuadra e Manchester United.

Pas shumë bisedimeve, Inter ka bindur më në fund ‘Djajtë e Kuq’, duke paguar 75 milionë euro për Lukakun.

Kjo shumë e parash do të paguhet brenda pesë vitesh.

https://twitter.com/Inter/status/1159475797939429378

Komento: