Arrihet marrëveshja e madhe, super-lojtari i Arsenalit kalon tek Evertoni

19:33 | 08 Gusht 2019

Është arritur marrëveshja mes Arsenalit dhe Evertonit.

Evertoni ka arritur marrëveshje në minutat e fundit për sulmuesin e Arsenalit, Alex Iwobi pasi që oferta e parë është refuzuar.

Evertoni në orët e pasdites së sotme ngjallën interesimin për Alex Iwobi dhe kanë arritur që të sigurojnë nënshkrimin e tij nga Arsenali.

Toffes bën një ofertë prej 30 milionë euro për Arsenalin dje, ofertë e cila u refuzua derisa një pagesë fillestare ishte prej 25 milionë euro.

Por, ata e testuan Arsenalin dhe u kthyen me një ofertë tjetër.

Gazetari i BBC, David Ornstein ka shkruar se oferta e Everton është 35 milionë funte plus 5 tjera bonuse.

Komento: