Lukaku lojtar i Interit, këto janë fjalët e tij të para

19:49 | 08 Gusht 2019

Lukaku ka folur për herë të parë ai lojtar i Interit.

Ylli belg i futbollit, Romelu Lukaku, ka thënë fjalët e tij të para pas transferimit tek skuadra e Inter.

Emri i Lukaku ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë muajit të fundit në merkato, pasi lidhej ngushtë me një kalim në Serie A, me skuadrat e Juve dhe Inter që përmendeshin rregullisht.

Por, gjatë gjithë kësaj kohe, belgu ka thënë se në mendjen e tij ka qenë vetëm një skuadër, ajo tek e cila kaloi sot, Inter.

“Inter ishte klubi i vetëm që kam dashur, sepse Inter nuk është për gjithsecilin” ka thënë belgu në konferencën për shtyp.

“Mendoj se secili bëri mirë punën e tij dhe ne arritëm të finalizojmë marrëveshjen. Jam shumë i kënaqur” ka thënë tutje lojtari.

Lukaku u transferua tek skuadra e Inter për shumën e 75 milionë eurove, pas tri ofertave.

Komento: