Real Madrid – Pogba, skuadra bën veprimin që nuk e priste askush

22:21 | 08 Gusht 2019

Real Madridi po e kërkonte Paul Pogban.

Por, kjo skuadër duket se nuk do të vazhdojë garën për shërbimet e tij.

Afati kalimtar i verës është mbyllur në Angli, me Manchester United që nuk kanë transferuar asnjë lojtar për repartin e mesfushës.

Raportime nga ‘Marca’ bëjnë të ditur se Real Madrid janë dorëzuar për Pogba.

Me merkaton e hapur në Spanjë, por të përfunduar në Angli, United nuk do të kenë mundësi të gjejnë zëvendësues për francezin.

‘Djajtë e kuq’ ishin në bisedime me Bruno Fernandes dhe Eriksen, por asnjëri nuk iu bashkua skuadrës.

Kështu, Pogba duket se do të mbetet së paku deri në janar tek skuadra nga ‘Old Trafford’.

Komento: