Ҫfarë po ndodh me të? E ardhmja e Bale në një pikëpyetje të madhe

08:11 | 09 Gusht 2019

E ardhmja e Gareth Bale është ende shumë paqartë.

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, duket se nuk po zgjon interesimin e asnjë skuadre, duke lënë të ardhmen e tij në një pikëpyetje të madhe.

Bale është në një situatë mjaft të papërshtatshme, pasi tek Real Madrid nuk pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane, dhe i është bërë me dije se ai duhet të gjej skuadër tjetër.

Më herët gjatë këtij afati kalimtar, lojtari ishte afër kalimit në Superligën e Kinës, tek skuadra e Jiangsu, ku do të përfitonte rreth 1 milion në javë, por skuadra spanjolle bllokoi këtë lëvizje.

Tash, duket se asnjë skuadër nuk e dëshiron uellsianin. ‘EsRadio’ raporton se asnjë skuadër nuk është duke tentuar që të arrijë marrëveshje me anësorin.

Tottenham ishte një nga skuadrat që konsideroi lëvizjen për të, por ata zgjodhën që të nënshkruajnë me emra si Lo Celso e Sessegnon, duke preferuar të transferojnë emra më të rinj.

Kështu, me shumë gjasë, Gareth Bale do të mbetet tek Real Madrid, së paku deri në muajin janar.

Komento: