Juventusi merr vendimin e papritur për yllin e skuadrës

09:48 | 09 Gusht 2019

Juvenusi ka marrë një vendin për lojtarin e skuadrës.

Skuadra e Juventus është e vendosur që ta ‘blindojë’ yllin kolumbian të skuadrës, Cuadrado.

Pas një merkatoje mjaft aktive, ku afruan disa emra të mëdhenj të futbollit, Juventus tashmë po punojnë me lojtarët që kishin në dispozicion.

‘Calciomercato’ raporton se Juventus janë duke u angazhuar për rinovimin e kontratës me Juan Cuadrado.

Lojtari ishte në listën e atyre që shiheshin favorit për tu larguar sezonin e kaluar, por ardhja e Sarri ndryshoi matematikat për anësorin.

Kontrata e lojtari skadon në vitin tjetër, dhe tekniku italian dëshiron ta ketë në dispozicion për një kohë më të gjatë.

Kujtojmë se Cuadrado sezonin e kaluar ka kontribuuar me një gol dhe dy asistime në 18 ndeshje të Serie A.

Komento: