Marcelo ia bën bajat Juventusit me deklaratën e fundit

11:33 | 09 Gusht 2019

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar transferimin në Juventusi.

Me transferimin e Cristiano Ronaldos në Juventus, ishte përfolur se edhe Marcelo kishte shprehur dëshirën e tij të transferohej të ‘Zonja e Vjetër’.

Por mbrojtësi brazilian ka hedhur poshtë munedësin që ai ta vesh fanellen ‘bardh e zi’.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Marcelo ka thënë se në kokën e tij asnjëherë nuk është sjell ideja që të largohet nga Real Madrid për të kaluar të Juventus, përcjell ORAinfo.

“Në kokën time nuk ka qenë asnjëherë kjo ide (të vishja fanellën e Juventusit). Unë gjithmonë ndihesha i lidhur me Real Madrid. Unë shpesh jam afruar nga klubet italiane, por ato ishin vetëm thashetheme. E vërteta është se unë e dua Realin , është shtëpia ime dhe klubi më i mirë në botë”, ka thënë Marcelo.

“Kur nënshkruani me Real Madrid e dini se mund të fitoni gjithçka, por sigurisht ajo që e ka bërë këtë klub në Evropë në këto vite është një rekord i vështirë për tu përputhur ose kapërcyer. Fitimi i gjithçkaje që fituam ishte rezultat i madhështisë së Realit si një përpjekje. Dhe përulësia me të cilën kemi luajtur çdo ndeshje ka bërë gjithnjë ndryshim. Dikush mund të mendojë se jemi të bindur se jemi më të fortë, por sekreti është e kundërta: nëse kemi fituar kaq shumë është sepse gjithmonë kemi parë nga më poshtë dhe jo të nënvlerësuan kundërshtarët, përkundrazi duke i respektuar ata”, ka thënë Marcelo. /ORAinfo/

Komento: