Higuain në takim me Romën, ja çfarë ndodh

12:28 | 09 Gusht 2019

Vëllai-agjenti i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain ishte dje në Romë për të diskutuar detajet e një lëvizje të mundshme në klubin kryeqytetas Roma.

Roma ëhstë në kërkim të një sulmuesi këtë verë, pasi u zbulua se kryeshefi i ri Paulo Fonseca hodhi poshtë idenë e mbajtjes së Patrik Schick.

Roma shpreson të bindë argjentinasin se largimi nga Juventus ia vlen për kohën e tij dhe ekziston një besim i mirëfilltë në mesin e kampit Giallorossi që Higuain do të ishte një shtesë ideale për ekipin.

Gjithçka pritet të vendoset brenda pak ditëve. /ORAinfo/

Komento: