Dështoi United dhe Tottenham, ja cilën fanell po e vesh Dybala

15:40 | 09 Gusht 2019

Paulo Dybala pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Juventus.

PSG po përgatitet që të rrëmbej yllin e Juventus, Paulo Dybala, i cili duket se nuk është i preferuari i Maurizio Sarri.

Dybala nuk pritet të jetë pjesë e planeve të Juves, dhe skuadra tentoi që të gjente një skuadër për të, duke synuar ta dërgojë në Premierligë.

Është ‘Gazzetta dello Sport’ që raporton se PSG po vazhdon negociatat me Juventus, për Dybala, transmeton lajmi.

Një kontratë pesë vjeçare e vlefshme prej 12 milionë eurove në sezon thuhet se do t’i ofrohet lojtarit argjentinas.

Mbetet të shihet nëse negociatat mes dy skuadrave do të arrijnë të konkretizohen me transferimin e Dybala tek kampionët e Ligue 1.

Komento: