U KRY! Këtë fanellë do ta vesh Cuadrado

16:41 | 09 Gusht 2019

Juventus janë të përgatitur të zgjasin kontratën e Juan Cuadrado, të cilit do të skadojë verën e ardhshme raporton Calcio Mercato.

Kolumbiani u rendit në listën e transferimeve në fund të sezonit të kaluar, por Maurizio Sarri ka rivlerësuar pozicionin e tij dhe shpreson të ruajë shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.

Cuadrado kontribuoi me një gol dhe dy asistime në 18 paraqitje në Serie A për Juve sezonin e kaluar./ORAinfo/

Komento: