United ia ofron dështakun e madh Romës

17:44 | 09 Gusht 2019

Manchester United i ka ofruar Alexis Sanchez Romës me hua dhe do të ishte i gatshëm të paguante pjesën më të madhe të pagës së tij, pretendojnë raportet italiane.

Sipas Tele Radio Stereo, Djajtë e Kuq janë aq të etur që të shpëtojnë nga Kiliani që janë të gatshëm të ndajnë faturën e pagave me Romën, përcjell ORAinfo.

Nuk është një shumë e pakonsiderueshme, pasi thuhet se Sanchez është me 350,000 £ në javë në Old Trafford, i cili me shpërblime dhe të drejta imazhi i merr atij deri në 500,000 në javë.

Kjo është 24 milion per në vit, ose afërsisht 26 milion € në sezon.

Natyrisht, Roma nuk do ta merrte atë për atë shifër, kjo është arsyeja pse Manchester United është i gatshëm të paguajë mbi gjysmën e pagës për fushatën 2019-20./ORAinfo/

Komento: