Kosova në festë, Milan zbulon listën anti-Feronikel

18:49 | 09 Gusht 2019

Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo ka njoftuar listën e 24 lojtarëve që do të ballafaqohen në miqësoreve para-sezonit të Milanit kundër skuadrës kosovare Feronikeli nesër,

Ajo çka vërehet është se disa lojtarë të shquar që mungojnë. Ardhja e re Leo Duarte nga Flamengo nuk do të jetë në formacionin e ekipit së bashku me Pepe Reina dhe Franck Kessié, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, sulmuesi i ri 20-vjeçar i Milanit, Rafael Leão që mbërriti nga Lille dhe mesfushori premtues Lucas Paquetá janë të dy në dispozicion për të luajtur. Këtu është skuadra e plotë që po zbarkon në Kosovë:

Portierët: G. Donnarumma, A. Donnarumma, Soncin.

Mbrojtësit: Kalabria, Conti, Gabbia, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Strinic.

Mesfushorët: Biglia, Bonaventura, Borini, Brescianini, Calhanoglu, Krunic, Paquetà, Maldini.

Sulmuesit : André Silva, Castillejo, Leao, Piatek, Suso./ORAinfo/

Komento: