Correa-Milan, vjen lajmi i papritur

20:01 | 09 Gusht 2019

Milan duket se ka humbur luftën për ta transferuar Correan.

Angel Correa , është përfshirë në formacionin e Atletico Madridi që do të luajë miqësoren me Juventusin, përcjell ORAinfo.

Futbollisti që po kërkohet me ngulm nga Milan për fazën e sulmin në sezonit tjetër, u përfshi zyrtarisht në listën e skuadrave të “kolchoneros”.

Tekniku Diego Pablo Simeone ka vendosur të sjellë Correa për këtë ndeshje prestigjioze kundër kampionëve të Italisë, megjithë thashethemet e ndryshme të tregut që e kanë parë të përfshirë me ditë të tëra./ORAinfo/

Komento: