Dëmtohen 15 varreza myslimane në Dragodan

20:42 | 09 Gusht 2019

Janë dëmtuar 15 varre të varrezave myslimane në Dragodan.h

Persona të panjohur kanë dëmtuar rreth 15 gurë të varrezave myslimane në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Për ta parë nga afër dëmin e shkaktuar, të premten dolën prijës fetarë dhe zyrtarë ndërkombëtarë.

Nga Bashkësia Islame në Prishtinë, thonë se është shqetësuese që kjo ka ndodhur pikërisht afër festës së Kurban Bajramit.

Komento: