Punë e kryer! Në këtë ekip do të luajë Rakitic

21:57 | 09 Gusht 2019

U kërkua nga shumë skuadra, por Rakitic do të mbetet në “Camp Nou”

Ivan Rakitic nuk ka asnjë qëllim të largohet nga Barcelona. Është gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” që zbulon faktin se mesfushori kroat nuk ka ndryshuar mendim nga një vit më parë, kur refuzoi joshjen dhe tundimin e Inter e PSG.

Rakitic refuzoi ofertat, pasi bashkë me familjen e tij vendosi të qëndrojë në qytetin katalanas. Në distancën e një viti, zërat e rinj mbi një lamtumirë nga Barcelona po bezdisin Rakitic, që konfirmohet se nuk ka ndryshuar mendim mbi të ardhmen e tij, dëshiron të qëndrojë nën drejtimin e Valverde

Komento: