United, nuk vonon gjen kush do ta bartë numrin e Lukakus

22:41 | 09 Gusht 2019

Lukaku nuk do të jetë më pjesë e Manchester United.

Vetëm një ditë pas largimit të tij, fanella me numër 9, është rikthyer te Anthony Martial.

Martial kishte mbajtur këtë numër pas transferimit nga Monaco në vitin 2015, por klubi ia tërhoqi pas transferimit të Zlatan Ibrahimovic në vitin 2016.

Një vit më pas, Ibrahimovic këtë numër ia dorëzoi Lukakut, që e mbajti për dy vite.

Tani, fanella me numër 9 nga sezoni i ri, do të bartet nga Anthony Martial.

Komento: