Alexi Sanchez mund të largohet nga Anglia këtë verë.
Manchester Unitedi ia ka ofruar sulmuesin kilian Alexis Sanchez skuadrës italiane Roma në formë huazimi.
Madje Unitedi është i gatshëm të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Sanchezit, bën të ditur “Tele Radio Stereo” të premten.
Krerët e Unitedit janë shumë të interesuar të largojnë Sanchezin sa që janë të gatshëm të ndajnë shpenzimet e pagës së tij me Romën.
Nuk është një shumë e vogël, pasi raportohet se Sanchezi ka një pagë prej 350 mijë funte në javë, ku me bonuse e të drejta të imazhit arrin deri në 500 mijë funte.
Roma nuk është e gatshme të mbulojë këtë pagë, gjë që Unitedi ka ofruar të paguajë më tepër se gjysmën e pagës për stinorin 2019-20.